“Luizi vinte vetëm për Kiarën”, prapaskenat e “Kepit të Vip-ave”
28 Qershor 2023, 19:01 / SHOWBIZ

Luiz Ejlli nuk është banor i “Kepit të Vip-ave”, por ka qenë shpesh i pranishëm gjatë xhirimeve të reality shoë-t.
Në një intervistë për “Ftesë në 5”, autorja Olsa Muhameti tregoi se Luizi vinte në Bodrum gjatë xhirimeve vetëm për partneren e tij, Kiara Titon, e cila është në rolin e moderatores së programit.
Olsa u shpreh se ishte sfidë më vete për të koordinuar oraret, për shkak të agjendës së ngjeshur të Luizit. Ndonëse i mbushur me koncerte, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” gjeti kohë për të qëndruar pranë gruas së tij, në një eksperiencë të re për të.
“Kepi i Vip-ave” nis transmetimit këtë të diel në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128