
Me bastun në dorë Gene Hackman bën daljen e parë publike me gruan e tij pas 21 vitesh

Gene Hackman dhe gruaja e tij, Betsy Arakawa , janë parë për herë të parë në publik të enjten, më 28 mars, pas 21 vitesh.
Aktori 94-vjeçar dhe 62-vjeçarja kanë shijuar darkën në një restorant në Santa Fe, New Mexico, sipas fotove të siguruara nga Page Six.
Actor Gene Hackman, 94, and wife Betsy Arakawa, 62, seen on first public outing in 21 years https://t.co/QPfF7YfIxE pic.twitter.com/LiPPJ2x1xF
— Page Six (@PageSix) March 29, 2024
Hackman u pa duke mbajtur dorën e gruas së tij dhe duke u mbështetur në bastunin e tij me dorën tjetër. Çifti dukej në humor të mirë ndërsa Arakawa e ndihmoi të shoqin të dilte nga restoranti. Në të njëjtën ditë, aktori u kap edhe duke shkuar në një dyqan, ku bleu kafe dhe një byrek me mollë.
Hera e fundit që çifti u pa bashkë në publik ishte kur ata kaluan në tapetin e kuq të Golden Globes në 2003. Aktori u tërhoq nga aktrimi vitin e ardhshëm dhe që atëherë jeton në Santa Fe.
Hackman dhe Arakawa u njohën kur ajo ishte duke punuar me kohë të pjesshme në një palestër në Los Angeles të frekuentuar nga aktori i famshëm. Ata u martuan në vitin 1991 dhe jetojnë së bashku në fermën e tyre në Santa Fe, e cila u shfaq në Architectural Digest.
Ndërsa çifti nuk pati kurrë fëmijë së bashku, Hackman ka tre fëmijë - 64, 61 dhe 57 vjeç - me ish-bashkëshorten Faye Maltese, me të cilën ai ishte i martuar për 30 vjet, deri në divorcin e tyre në vitin 1986.
-
Horoskopi për ditën e sotme, 30 mars 2024
30 Mars, 08:07 -
Temperatura të larta, parashikimi i motit, 30 mars 2024
30 Mars, 08:01

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128