“Më e mira për të gjithë...”/ Nikol zbulon a ka komunikuar me nënën pas daljes nga 'BBV5'

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Nikol, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio.
Në një moment gjatë intervistës, moderatorja Jonida Aliçkolli, e pyeti Nikol për raportin me nënën e saj, nëse ka komunikuar me të pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ajo u shpreh që nuk ka komunikuar me të dhe kjo ‘është më e mira për të gjithë që të qëndrojë kështu’.
Jonida: Pa ju hyrë detajeve fare dhe pa dashur të të ngacmoj aty ku ti nuk do, dua vetëm të di nëse pas daljes ti ke patur një kontakt me nënën tënde?
Nikol: Jo dhe mendoj se është më e mira për të gjithë që të qëndrojë kështu. Duke qenë se siç e kam cekur dhe në intervista të tjera, është diçka që ka patur mjaftueshëm kohë për t’u procesuar dhe për t’u kaluar. Kështu që jeta është shumë e bukur dhe vazhdon.
Jonida: Duke qenë se formati i “Big Brother” e ka edhe këtë fuçi, pra që të të vërë ty në pah pjesët e tua më të mira, vështirësitë që ke pasur në jetë, të prekësh zemra, është dhe një derë pastaj që mund të lihet e hapur.
Nikol: E vërtetë
Jonida: Në momentin që do të ndodhë kjo, të them të drejtën do të ishim shumë të lumtur që sido që të jetë historia më pas, ti t’a jetosh ashtu siç e ndjen ti, dhe në momentin tënd të duhur. E pashë që u preke dhe nuk dua të të ngacmoj në detaje.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128