Një gotë në ditë? Sekreti natyral që ndihmon kundër tensionit të lartë

9 Prill 2026, 23:42 / JETË ALFA PRESS

Një gotë në ditë? Sekreti natyral që ndihmon

Tensioni i lartë i gjakut mbetet një nga problemet më të zakonshme shëndetësore dhe, nëse nuk mbahet nën kontroll, mund të çojë në pasoja serioze si infarkti, goditja në tru apo problemet me zemrën.

Sipas American Heart Association, përveç trajtimit me medikamente, një rol të rëndësishëm luan edhe mënyra e jetesës.

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah një element të thjeshtë që mund të ndihmojë: lëngu i panxharit. Hulumtimi, i publikuar në Free Radical Biology and Medicine, analizoi 78 persona të ndarë sipas grupmoshave.

Pjesëmarrësit konsumuan për dy javë lëng panxhari të pasur me nitrate ose një pije tjetër pa efekt. Në fund, u vu re se tek personat më të moshuar kishte një ulje të lehtë të tensionit të gjakut.

Kjo lidhet me bakteret e gojës, të cilat ndihmojnë në kthimin e nitrateve në oksid nitrik, një substancë që ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit.

Panxhari, por edhe perime të tjera si spinaqi dhe rukola, përmbajnë natyrshëm nitrate dhe konsiderohen të dobishme për shëndetin e zemrës.

Megjithatë, specialistët sugjerojnë që këto rezultate duhen parë si një ndihmë shtesë. Një dietë e ekuilibruar, më pak kripë dhe aktiviteti fizik i rregullt mbeten mënyrat kryesore për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

Po ndodh...

ide