Mbi 2 orë takim me Ramën, ministri grek zbardh bisedën

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, ka zbardhur disa disa nga temat e diskutuara gjatë takimit me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama sot në Tiranë.
Dendias shkruan se ka përsëritur qëndrimin se minoriteti kombëtar grek në Shqipëri përbën një urë miqësie mes dy vendeve dhe popujve.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se me palën shqiptare është rënë dakord për mbledhjen sa më të shpejtë të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për çështjen e varrezave ushtarake.
Postimi i ministrit grek në “X”:
U prita nga Kryeministri i #Shqipërisë, Edi Rama @ediramaal, gjatë vizitës sime në Tiranë. Analizuam situatën më të gjerë gjeopolitike në rajonin tonë më të gjerë.
Pata mundësinë të flas për Himarën, ku e konsideroj origjinën time, dhe të përsëris qëndrimin tim se Pakica Kombëtare Greke është një urë miqësie midis dy shteteve dhe popujve.
Pas takimeve, Rama nuk dha shumë detaje por me një postim të shkurtër në rrjetet sociale e quajti ministrin grek një mik të çmuar dhe mbështetës të palëkundur i partneritetit strategjik mes dy vendeve.
“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”, shkruan Rama.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128