Ermonela Jaho nderohet nga Franca me titullin prestigjioz “Chevalier des Arts et des Lettres”

25 Maj 2026, 16:04 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Ermonela Jaho nderohet nga Franca me titullin prestigjioz “Chevalier des

Ermonela Jaho është nderuar nga shteti francez me titullin prestigjioz “Chevalier des Arts et des Lettres”, një nga dekoratat më të larta që jepet për personalitete me kontribut të veçantë në art dhe kulturë. Ky vlerësim vjen si një tjetër dëshmi e suksesit ndërkombëtar të sopranos shqiptare, e cila prej vitesh është kthyer në një nga figurat më të respektuara të operës botërore.

Përmes një reagimi emocional, artistja u shpreh se marrja e këtij titulli përfaqëson një moment shumë të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e saj artistike. Ajo theksoi se Franca ka qenë gjithmonë simbol i dashurisë për artin, kulturën dhe vlerat njerëzore, ndaj ky vlerësim ka një domethënie të veçantë për të.

Jaho falënderoi të gjithë personat që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj ndër vite, duke përmendur në mënyrë të veçantë agjentin e saj afatgjatë, Dominique Riber, për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Një falënderim special ajo ia dedikoi edhe Jean-Philippe Thiellay për kontributin në promovimin e operës dhe realizimin e këtij momenti të rëndësishëm.

https://www.facebook.com/share/r/1CjUryiHvr/?mibextid=wwXIfr

Sopranoja shqiptare u shpreh se ceremonia u bë edhe më emocionuese falë pranisë së miqve, dashamirësve të muzikës dhe publikut që ka ndjekur e vlerësuar karrierën e saj artistike.

Me interpretime në skena prestigjioze si Royal Opera House, Metropolitan Opera dhe Teatro alla Scala, Ermonela Jaho vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare të operës.

Po ndodh...

ide