"Pse nuk ke marë asnjë urim nga partitë simotra në botë?!"/ Berisha: Edhe unë nuk para i uroj, ndaj...

25 Maj 2026, 14:48 / POLITIKË ALFA PRESS
"Pse nuk ke marë asnjë urim nga partitë simotra në

Kreu i rizgjedhur pa garë në krye të PD, Sali Berisha:është pyetur këtë të hēnë nga gazetarët se a ndihet i keqaedhur pasi nuk ka marë asnjë mesazh apo urim nga partitē simotra në botë, për rizgjedhjen e tij. Berisha pasi theksoi sërish se e shtuna ishte një ditë e historisë u justifikua se nuk ishte nga ata që edhe vetē çonte urime, ndaj mungesa e tyre nga partitë e djathta dhe popullore në Europë dhe botë, sipas tij ishte reciprocitet!

Daniela Maloku, ReportTv: Dhe meqë jemi te marrëdhëniet me fqinjët, ndiheni i keqardhur zoti Berisha që pasi u rikonfirmuat në krye të Partisë Demokratike të shtunën nuk patët asnjë mesazh publik nga krerët e partive simotra për t'ju uruar për mandatin e radhës në krye të Partisë Demokratike?*  

Sali Berisha: Mendoj se e shtuna ishte një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri që ka mbetur vetëm në opozitë. 

Unë të shtunën kam një mirënjohje të pafund për të gjithë ata të cilët iu përgjigjën pas një propagande agresive të pafund të mafies shtetërore, pas përpjekjes për filtrim të eksponentëve të botës së krimit nga Edi Rama, pas përpjekjeve për t'u përballur në këtë garë me të përdalë politikë të cilët pasi kanë ikur nga PD-ja kanë krijuar parti të tjera dhe kërkojnë të sjellin Edi Ramën. 

Pra, ajo ka qenë ditë e historisë. 

Tani përsa i përket urimeve, kam marrë urime nga miqtë e mi, pres urime, por të jemi të sinqertë, nuk mund të them se unë jam nga ata që çoj shumë urime, kështu që në këtë rast ka një lloj reciprociteti./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide