Tramvaji del nga shinat dhe përplaset me ndërtesën në Beograd, plagosen 13 persona, mes tyre dy të mitur
25 Maj 2026, 12:43 / BOTA

Një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një ndërtesë në Beograd, duke shkaktuar plagosjen e 13 pasagjerëve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit, ndërsa në vendngjarje u angazhuan pesë ekipe të shërbimeve të emergjencës.
Në total janë plagosur 11 të rritur dhe dy të mitur, të moshës 2 dhe 16 vjeç. Dy prej të rriturve kanë marrë plagë të rënda, një 20-vjeçar dhe një 60-vjeçar.
Të plagosurit janë transportuar në Qendrën e Emergjencës, ndërsa fëmijët janë dërguar në spitalin “Tiršova” për trajtim të specializuar.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e daljes së tramvajit nga shinat dhe përplasjes me ndërtesën.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128