Irani shuan shpresat: Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit

Irani ka deklaruar se nuk ekziston një afat konkret për finalizimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Shtetet e Bashkuara, duke zbutur pritjet për një dakordësi të afërt mes dy vendeve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, tha në një konferencë për shtyp se negociatat kanë shënuar përparim në disa çështje, por mohoi se nënshkrimi i marrëveshjes është pranë finalizimit.
Sipas Baqaei, përmes ndërmjetësimit pakistanez është arritur konsensus për disa pika, por ende nuk mund të flitet për një marrëveshje të afërt. “Askush nuk mund të pretendojë se nënshkrimi i një marrëveshjeje është i afërt,” u shpreh ai, duke theksuar se shumë çështje mbeten ende të hapura.
Zëdhënësi iranian shtoi se ecuria e procesit varet kryesisht nga pala amerikane, duke lënë të kuptohet se Teherani kërkon që Uashingtoni të marrë përgjegjësinë për hapat e ardhshëm. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si zhvillohet komunikimi publik nga pala amerikane, duke iu referuar deklaratave në rrjetet sociale.
Komentet vijnë pas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka sugjeruar se një marrëveshje ishte “shumë afër”, përpara se të kërkonte më shumë kohë për negociata. Sipas Teheranit, debati publik përmes rrjeteve sociale nuk ndihmon procesin diplomatik dhe e shpërqendron vëmendjen nga çështjet kryesore.
Irani dhe SHBA vazhdojnë të shkëmbejnë deklarata publike ndërsa negociatat mbeten të hapura, pa një afat të përcaktuar për një marrëveshje përfundimtare.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
