Shkeljet me tenderin 2.3 mln euro/ GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut të KPP-së Jonaid Myzyraj

25 Maj 2026, 11:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shkeljet me tenderin 2.3 mln euro/ GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos pranojë kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj ish-kreut të Komisioni i Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj.

SPAK kishte kërkuar pushimin e procedimit për një nga episodet penale ku Myzyraj akuzohej për “shkelje të barazisë në tendera”. Megjithatë, gjykata ka vlerësuar se kërkesa nuk duhet pranuar dhe ka vendosur kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme.

Sipas vendimit, SPAK-ut i jepen 45 ditë kohë për të kryer një akt-ekspertim dhe për të plotësuar hetimet lidhur me çështjen.

 

Po ndodh...

ide