GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg

25 Maj 2026, 15:19 / POLITIKË ALFA PRESS
GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen “SASPak”.

Me vendimin e fundit, gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” ndaj ish-ministrit, i cili ndodhet në paraburgim që prej korrikut të vitit 2024.

Beqaj kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesa e tij nuk u pranua nga trupa gjykuese e GJKKO-së. Ish-ministri po hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të dosjes së njohur si “SASPak”.

Po ndodh...

ide