Skandali tek AKSHI, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
25 Maj 2026, 15:10 / AKTUALITET

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur sot në ambientet e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Karçanaj është parë duke hyrë në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.
Karçanaj po hetohet për skandalin tek AKSHI, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’, ku SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet e SPAK lidhen me disa procedura prokurimi me vlera të larta, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë favorizuar për kompani të caktuara.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128