Përlotet Laerti, shpërthen ndaj Gertit: Shpifës, me kë fjete në 1 dhjetor?

21 Janar 2025, 22:29 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Përlotet Laerti, shpërthen ndaj Gertit: Shpifës, me kë fjete

Laerti u përlot gjatë përplasjes së fortë me Gertin. Ai u shpreh se Gertin e ka konsideruar gjithnjë mik, por Gerti tregoi të kundërtën, kur tha pakënaqësitë për aktorin.

Laerti: Shpifës, i ndyrë, pse në 1 dhjetor ku ke fjetur. Në çfarë shtëpie je gdhirë bashkë me mua, duke festuar. O tuçmaku. Solle histori nga jashtë.

Gerti: A je në terezi apo jo? Turp të të vijë se kam fëmijë të vegjël dhe unë

Laerti: Maskara që s’ke mëshirë. Do hap llogarinë, që të shohin sa më detyrohesh

Banorët sollën në shtëpi sherrin që kanë pasur vite më parë, në nëntor 2015, që agravoi deri në përplasje fizike. Sipas Laertit, Gerti e sulmoi për një fjalë në greqisht, që e e cilësoi ofendim, por më vonë, “kërkoi falje kur kuptoi se s’kishte asnjë fyerje”, sikurse tha ai.

Laerti: Pas sherrit, më ka kërkuar ndjesë në gjunjë. Tha më fal se e kuptova që ti po bëje muhabet në greqisht. E dëgjoni çfarë thotë? Është bërë banditi i gjithë shtëpisë!

 

Po ndodh...