Tiranës i duhen medoemos pikët, pa fitore në Durrës prej nëntorit 2023

28 Prill 2026, 17:57 / SPORT ALFA PRESS

Tiranës i duhen medoemos pikët, pa fitore në Durrës prej

Seria e përballjeve direkte mes Tiranës dhe Teutës konfirmon një trend negativ për bardheblutë, sidomos në sezonet e fundit, pikërisht në një moment kur Tirana po lufton për mbijetesë.

Në tre përballjet e këtij sezoni në Superiore, Tirana nuk ka arritur asnjë fitore. Humbja 0-1 në shtëpi, barazimi 1-1 në transfertë dhe një tjetër barazim 0- 0. Pra, vetëm 2 pikë të marra dhe një golaverazh minimal 1-2, që tregon vështirësi të mëdha në fazën sulmuese. Por nëse zgjerojmë panoramën, dominimi i Teutës bëhet edhe më i dukshëm.

Në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit mes tyre, Tirana ka marrë vetëm 3 barazime dhe 4 humbje, pa asnjë fitore. Edhe më gjerë në vite, përballjet mes dy skuadrave kanë qenë të balancuara, por vitet e fundit kanë anuar dukshëm nga Teuta. Tirana ka pasur momente dominimi në të kaluarën, por aktualisht nuk po arrin të gjejë zgjidhje ndaj durrsakëve, të cilët shpesh e ndëshkojnë në momentet kyçe.

Sipas të dhënave të përballjeve direkte, fitorja e fundit e KF Tirana ndaj Teuta ka ardhur më 6 mars 2024, në Kupë, me rezultatin 2-1. Pas asaj ndeshjeje, Tirana nuk ka arritur më asnjë fitore ndaj Teutës, duke regjistruar barazime dhe humbje në vazhdimësi. Në kampionat, fitorja e fundit është edhe më herët, më 1 nëntor 2023, kur Tirana fitoi 2-0.

Po ndodh...