I qëlluar me një plumb në kokë, shqiptari gjendet i vdekur në një stallë në Greqi

28 Prill 2026, 18:13 / AKTUALITET ALFA PRESS
I qëlluar me një plumb në kokë, shqiptari gjendet i vdekur

Një shqiptar është gjetur i pajetë brenda një stalle në zonën Burnia në Kalamatë pasditen e sotme.

Mediat greke bëjnë me dije se ai ka marrë një plagë në kokë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Ka qenë bashkëkombësi i tij, në banesën e të cilit po qëndronte, ai që e ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor nga Korinthi.

Deri më tani, rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet greke po hetojnë në disa pista.

Po ndodh...