A do të guxojnë socialistët të mbështesin Elisa Spiropalin?! Ish-zv.ministrja: Sot mund të jetë e rrezikshme të jesh përballë Edi Ramës, por në krah tij është fatale

Reagimi i fortë i Elisa Spiropalit këtë të martë, duke sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama që ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar i PS, një ditë pasi ai i dha ultimatum, ka zgjuar mbështetje të madhe në opinionin publik, nga figura të njohura majtas dhe djathtas.
Një ndër to është edhe ish-zëvendësministrja socialiste Irena Beqiraj - e cila prej vitesh është kritike e qeverisjes së Edi Ramës - duke thënë se Elisa Spiropali është në momentin e saj më ttë mirë.
Duke sjell një pasazh nga historiani i famshëm francez Volteri, ajo thotë se sot mund të jetë e rrezikshme të jesh përballë Edi Ramës, por të jesh në krah tij është fatale.
"Kur Volteri po vdiste, në të tetëdhjetat e tij, një prift i pranishëm i bëri thirrje të hiqte dorë nga djalli. Volteri e mori parasysh këshillën e tij, por vendosi të mos e ndiqte atë duke thënë: "Kjo nuk është koha, për të bërë armiq të rinj"
E pra ka një kohë për të bërë armiq të rinj. Elisa është në kohën më të mirë të saj. Sot mund të jetë e rrezikshme të jesh përballë Edi Ramës, por të jesh në krah tij është fatale", shkruan ish-zëvendësministrja Irena Beqiraj.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128