Rike Roçi flet për ngacmimet e meshkujve: S’do lidhesha me futbollist, dëmtohen shpejt

19 Qershor 2024, 11:31 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Rike Roçi flet për ngacmimet e meshkujve: S’do lidhesha me

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Rike Roçi, e njohur për format e saj trupore seksi, ka rrëfyer se nuk është në një lidhje dashurie.

Por e ftuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, e pyetur nëse do të krijonte romancë me një futbollist, u shpreh që “jo”, duke shtuar se ata dëmtohen shpejt.

“Nëse do të viheshe përballë një çuni të bukur futbollist, a do ta zgjidhje që të bëheshe e plotë”- e pyeti gazetari.

“Futbollistët dëmtohen shumë shpejtë, un nuk dua njeri që dëmtohet, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër ish-banorja tregoi se kur del rrugëve të Tiranës djemtë e ngacmojnë shumë.

“Dal shumë pak herë në këmbë, dal gjithmonë me makinë, por më ka rastisur sa herë dal në këmbë, janë të uritur çunat, gjithmonë më thonë ‘të hënksha këtë, të hëngsha atë’, nuk e di nuk kanë bukë në shtëpi”– tha Rikja duke qeshur.

 

Po ndodh...

ide