Ronaldo Sharka e thotë troç: Jam materialist! E dua shumë lekun

12 Shkurt 2024, 23:52 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ronaldo Sharka e thotë troç: Jam materialist! E dua shumë lekun
Ronaldo Shakra është shndërruar padiskutim në një ndër personazhet tepër të komentuar në media. Moderatori, shpesh herë ka rrëfyer fillimet e tij të vështira për të qenë pjesë e botës së televizionit, një ëndërr e bërë realitet për të.

Ditën e sotme, moderatori i “Mos i bjer me top”ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku një pjesë e mirë e përdoruesve të rrjeteve sociale i kanë drejtuar pyetje, disa prej të cilave, Sharka ka zgjedhur t’ju përgjigjet.

“Çfarë do bëje ndryshe po të kishe një ekonomi më të mirë? A je i kënaqur me arritjet e tua?”, pyet një ndjekës i Ronaldos në rrjetet sociale.

“Hmmm… Lindur e rritur në një familje super të thjeshtë, me vështirësi ekonomike, ku edhe jugun e zbulova para 4 vitesh, kur ika për herë të parë me xhirime për një emision veror që kam bërë vetë autorësi e moderim, mund të them që jam i kenaqur, ku edhe duke mos pasur asgjë, dhe asnjë dorë nga askush, përveç Zotit dhe disa njerëzve që në momente të caktuara kanë besuar tek unë, mund të them që jam krenar. Sot bëj përaferisht jetën që dua. Por e dua shumë, shumë fare lekun. Jam pak materialist si natyrë aq sa jam dhe pasionant. Dmth dhe lekun e shoh me shumë pasion“, përgjigjet Sharka.

Por gazetari nuk është ndalur me kaq. I njohur për natyrën e tij ironike, ai ka dhënë edhe një përgjigje se çfarë do bënte ndryshe.

“Ça do beja ndryshe? Do i jepja shume lekë të paaftëve që të rrinin në shtëpi”.

Po ndodh...