Selvije Jao zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV!

Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit Big Brother VIP Albania, por u shndërrua në një kujtesë të dhimbshme për një vend që mbeti bosh. Gjatë Prime-t të parë, publiku u përball me një homazh prekës për këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta tragjikisht më 26 nëntor, vetëm pak javë para se të bëhej banor i shtëpisë më të famshme në vend.
Ajo që duhej të ishte nisja e një aventure të re televizive për Shpatin, u kthye në një plagë të hapur për bashkëshorten e tij, Selvije Jao. Përmes një reagimi rrëqethës, Selvia ndau me publikun për herë të parë bisedën e fundit që kishin bërë rreth hyrjes së tij në Big Brother një bisedë që sot tingëllon si një paralajmërim i hidhur.
Ajo rrëfen se shqetësimi kryesor i Shpatit nuk ishte loja apo fama, por familja.
“Kur Shpati mendonte të hynte në Big Brother, më pyeti: ‘Do mundesh ta përballosh mungesën time dhe të kujdesesh e vetme për Roelin, derisa unë të jem në Big?’”, shkruan ajo.
Në atë moment, përgjigjja e saj ishte plot mbështetje dhe optimizëm:
“Patjetër… do të të kem 24/7 para syve.”
Por Selvia pranon se atëherë e kishte menduar mungesën si diçka të thjeshtë, fizike, brenda ekranit, pa e ditur se data 26 nëntor do ta kthente këtë bisedë në kujtimin më të dhimbshëm të jetës së saj.
Homazhi i zhvilluar në Top Channel rihapi plagën e faktit se “të gjitha ato plane, strategji dhe ëndrra” për lojën televizive përfunduan në një mungesë të përjetshme. Selvia rrëfen se, pavarësisht dhimbjes, kishte ende një fije shprese të pavetëdijshme:
“Unë prita deri në këto momente. Prita që të hysh në Big, sikur gjithçka të ishte vetëm një vonesë e gjatë.”
Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur mendon për djalin e tyre të vogël, Roelin. Selvia shprehet se zemra i copëtohet çdo ditë, pasi e kërkon Shpatin kudo dhe nuk e gjen askund.
“Roeli rritet pa dorën tënde, dhe unë mësoj çdo ditë të jetoj me një dhimbje që nuk mësohet kurrë të shuhet”, shkruan ajo, duke e mbyllur mesazhin me fjalët:
“Më mungon më shumë sesa fjalët mund ta mbajnë.”

Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
