Alarm në mbrojtjen e Milanit, statistikat shqetësojnë trajnerin Alegri

21 Dhjetor 2025, 12:27 / SPORT ALFA PRESS

Alarm në mbrojtjen e Milanit, statistikat shqetësojnë trajnerin

Në katër muajt e parë të sezonit, Milani dukej i pamposhtur në mbrojtje, por tashmë fillojnë të shfaqen shenjat e dobësisë.

Maks Alegri hodhi alarmin pas humbjes në gjysmëfinalen e Superkupës ndaj Napolit. “Po marrim gola shumë lehtë. Duhet të rishikojmë fazën mbrojtëse”. Kjo vërejtje konfirmohet edhe nga shifrat. Në katër ndeshjet e fundit (Lacio në Kupën e Italisë, Torino dhe Sasuolo në Serie A, dhe sfida e Superkupës) kuqezinjtë kanë pësuar 7 gola.

Në këtë mini-periudhë, kanë arritur vetëm një fitore, kundrejt dy humbjeve dhe një barazimi. Para kësaj minikrize mbrojtëse, linja e prapavijës së Milanit dukej e pathyeshme, vetëm 9 gola të pësuar në 14 ndeshje (2 nga Kremonese, 1 nga Napoli, 1 nga Fiorentina, 2 nga Pisa, 1 nga Atalanta dhe 2 nga Parma). Një dobësim statistikisht i dukshëm, që Alegri ka dëshiruar ta nënvizojë për të rritur maksimumin e fokusit mbrojtës të ekipit.

MBROJTËSI I JANARIT – Për këtë arsye, trajneri livornez ka kërkuar nga klubi një qendërmbrojtës gjatë merkatos së janarit. Emri kryesor në listën e Alegrit është Tiago Silva. Klubi po bën vlerësimet e veta, por për të vazhduar ëndrrën për titullin dhe për të synuar zonën Champions, Milani duhet të rikthehet te zakonet e vjetra mbrojtëse.

Po ndodh...

ide