Si i ndryshoi bisturia vajzat e showbizzit dhe ngjashmëria mes tyre

Pak kush nga femrat e showbizzit shqiptar ka mbetur pa bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë.
Nëse i shikon sot Luana Vjollcën, Flaka Krelanin, Adelina Tahirin, dhe ato më të vjetrat si Albërie Hadërgjonaj, dhe i krahason me ndonjë fotografi të shkrepur në ditët e para të karrierës së tyre, nuk beson se bëhet fjalë për të njëjtin person.
Shumica prej tyre e pranojnë se kanë kryer ndërhyrje kirurgjike, edhe pse disa prej tyre thonë se janë ndërhyrje të lehta.
Ne po ju rendisim disa prej tyre.
Flaka Krelani

Adelina Tahiri

Luana Vjollca

Nora Istrefi ka pranuar që ka fryrë buzët në një intervistë. “I kam fryrë veç pak buzët”, u shpreh këngëtarja dhe duhet thënë që buzët i kanë dhënë vërtet një pamje krejt tjetër Norës.

Françeska Jaçe ka bërë hundën dhe e ka pranuar. “Isha e fiksuar, doja ta bëja, por kisha edhe mish të huaj dhe vendosa. E kisha të nevojshme, por edhe fiksimi i moshës…”, tha modelja.

Lori Hoxha jo vetëm që e ka pranuar se ka bërë ndërhyrje, por ka dhënë edhe arsyen pse e ka pranuar, duke thënë se nuk do që vajzat e vogla të mendojnë se ajo është perfekte.

Roza Lati. Duke qenë tip i sinqertë, Roza i ka pranuar ndërhyrjet dhe madje ka njoftuar para se t’i nënshtrohej operacionit. Moderatorja ka bërë buzët, hundën dhe gjoksin.

Era Istrefi është gjithashtu një nga vajzat e showbizit që i është nënshtruar operacioneve plastike. Era ka pranuar që ka bërë buzët në një intervistë në fillimet e karrierës së saj. Ndërsa këngëtarja po përflitet që ka bërë edhe gjoksin.

Që Dafina Zeqiri nuk ka të njëjtën pamje si vite më parë, kjo është e dukshme. Por edhe këngëtarja e pranon që kjo është falë operacioneve plastike. Në një emision disa vite më parë ajo ka treguar se i është nënshtruar kirurgjisë plastike dhe ka bërë gjoksin dhe hundën.

Aurela Hoxha është përfolur shpesh se i është nënshtruar operacioneve plastike megjithatë modelja ka pranuar që ka bërë vetëm buzët.

Albërie Hadërgjonaj është shprehur se operacioni i vetëm që ka bërë është hunda madje për këtë operacion është bërë pishman.

Të tjerët e zmadhojnë, Genta Ismajli e zvogëlon. Këngëtarja ka deklaruar në një intervistë se e ka zvogëluar gjoksin. “Më ka dhembur shumë shpina”, është shprehur ajo. Genta gjithashtu ka bërë hundën dhe buzët.

Po jo vetëm kaq nëse do t'i hedhësh një sy Instagramit të këngëtarëve tona, nuk e kupton dot nëse je në hapësirën sociale të Elvanës, Kidës, Erës, etj sepse të gjitha janë bërë si motra binjake.




Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128