“Skandal, pupupu sa i shëmtuar” Luizi i kthen përgjigje epike Oltës

18 Mars 2023, 18:52 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Skandal, pupupu sa i shëmtuar” Luizi i kthen përgjigje

Mbrëmjen e djeshme, banorët e Big Brother Vip kanë kaluar me sukses një provë nga Vëllai i Madh dhe si shpërblim kanë marrë mundësinë për të ndjekur natën e parë të spektaklit të BB VIP.

Disa prej banorëve që janë brenda aty që në fillim, më 24 dhjetor të vitit 2022, kanë parë se si kanë ndryshuar gjatë qëndrimit aty.

I fundit që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në natën e parë të BB VIP, ka qenë Luiz Ejlli, i cili ka pësuar paksa ndryshime që nga ajo ditë e deri më sot.

Këtë e kanë vënë re edhe banorët, të cilët nuk kanë ndenjur dot pa e komentuar. Madje Olta Gixhari, e cila ka hyrë e para, nuk e mbante mend se këngëtari e kishte takuar të parën atë.

Olta: Po qenke shëndoshë shumë o Luiz këtu

Kiara: Është tjetër njeri këtu

Olta: Sa je shëndoshur mo burrë

Kiara: Sa pozitiv njëherë aty

Olta: O Luiz, po sikur je zbukuruar këtu o njeri. Është zbukuruar shumë, ka qenë skandal, pupupu sa i shëmtuar ke qenë

Luizi: Ka qenë pjesë e lojës

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128