
Skënderbeu, metamorfoza erdhi nga merkatoja, taktika dhe… regjimi i “kazermës”

Gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit në kampionat, duket se kanë rizgjuar Skënderbeun, i cili tashmë ka fituar besimin dhe po provon me çdo formë që të lërë pas momentin e vështirë të këtij sezoni, e mbi të gjitha vendin e fundit në renditje.
Por, ajo që ka më shumë rëndësi për momentin mbetet fakti se si korçarët kanë ndryshuar qasje dhe interpretim të ndeshjeve të fundit përtej problemeve dhe vështirësive të kaluara.
Duke marrë në analizë gjithçka në bazë të statistikave të deritanishme, ajo që ka ndryshuar totalisht lojën e Skënderbeut dhe interpretimin në fushë të situatave të ndryshme kanë qenë afrimet e bëra në merkaton e janarit.
Pavarësisht se largimet e Rashicës dhe Rabiut lanë dyshime të shumta në lidhje me cilësinë që do të kishte Skënderbeu pas merkatos, tre lojtarët e afruar në këtë periudhë merkatoje duket se kanë marrë në dorë gjithë lojën e bardhekuqve.
Bëhet fjalë për afrimet e Estrelës, Sabos dhe Nasr, që në ndeshjet e luajtura deri tani kanë treguar cilësi dhe eksperiencë, duke u kthyer në lojtarë kyç në modulin që Gjoka ka implementuar te korçarët.
Deri tani, duke marrë në konsideratë dy ndeshjet e fundit të kampionatit, mund të themi se merkatoja e Skënderbeut ka qenë tejet pozitive, çka i jep të drejtë premtimit që drejtori teknik, Ardi Gjançi, ka dhënë pas pjesës së parë të kampionatit.
Fakti që ky Skënderbe nuk është dorëzuar, e tregojnë më së miri lëvizjet në merkato dhe ndryshimi në interpretimin e lojës që po bëjnë korçarët në këto dy ndeshjet e fundit.
STËRVITJA – Nga ana tjetër, nëse flasim për ngritje të nivelit të lojës dhe mbi të gjitha eksperiencë në menaxhimin e situatave të vështira, një pjesë të mirë të “anës së medaljes” e ka edhe puna që Ernest Gjoka ka bërë me ekipin pas merkatos së janarit.
Disiplinë e “hekurt” në stërvitje dhe akoma më e fortë në jetën normale të çdo lojtari. Janë limituar daljet e futbollistëve dhe është vendosur një regjim “kazerme”, duke mos toleruar askënd që të thyejë rregullat e stafit teknik.
Nga ana tjetër, Gjoka ka ndryshuar disi edhe mënyrën e lojës së ekipit në fushë, ku skema e lojës është transformuar nga një 4-3-3 e pastër, në një reshtim tjetër, me vendosjen 4-2-3-1.
Çka i jep më shumë përparësi lojës nga krahët të ekipit bardhekuq, por edhe menaxhimit të qendrës së fushës si pasojë e dy “ekraneve” me të cilët Gjoka ka gjetur sigurinë në këto ndeshje.

ide


Bllofi i Primareve me militantë!

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128