
Tërhiqet nga gara e Festivalit të RTSH-së edhe një këngëtar tjetër

Pak ditë pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH, u mësua se dy këngëtaret; Kejsi Tola dhe Samanta Karavella, u tërhoqën nga gara. Arsyet, asnjëra prej tyre nuk i bëri publike, por burime të afërta me artistet thanë se mes të tjerave, se impenjimi është një faktor i rëndësishëm që i ka bërë ato të tërhiqen. Por nuk janë të vetmet. Veç Kejsit dhe Samantës, edhe Sardi Strugaj sapo konfirmoi se edhe ai është tërhequr nga gara e këtij festivali.
Pas performancës mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH-së.
“Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim…”, – tha Sardi duke e lënë me kaq, por duke konfirmuar se edhe ai, tashmë ka vendosur të tërhiqet nga Festivali.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128