Wanda Nara dhe Maxi Lopez e denoncojnë së bashku Icardin, skandal i ri në Argjentinë

Sipas programit argjentinas LAM, një nga fëmijët e Wanda-s dhe Maxi-t ka rrëfyer se është goditur disa herë në kokë nga Icardi, gjë që ka çuar në ndërhyrjen e shkollës.
Pas testimeve psikologjike dhe takimeve me specialistë, djali ka folur për një sjellje të ashpër nga sulmuesi i Galatasaray, edhe pse fillimisht e kishte përshkruar si një njeri të mirë. Aktualisht, institucioni shkollor po heton më tej rastin.
Kjo akuzë e re i shtohet një serie të gjatë përplasjesh ligjore mes dy ish-bashkëshortëve. Sipas “La Nacion”, tashmë janë mbi dhjetë padi të depozituara dhe më shumë se 14 masa mbrojtëse kundër Icardit.
Çështja shpërtheu në nëntor të vitit 2024, kur Wanda e akuzoi për dhunë psikologjike dhe ekonomike, çka çoi në dëbimin e tij nga vila ku jetonte me të. Më vonë pasuan akuza për kërcënime dhe mbajtje të armëve, duke bërë që autoritetet argjentinase t’i ndalonin atij afrimin me ish-gruan.
Nga ana tjetër, Icardi nuk ka qëndruar pasiv dhe është kundërpërgjigjur me padi për pengimin e kontakteve me fëmijët, ngacmim dhe shpërndarje të materialeve private.
Ai gjithashtu e ka akuzuar Wanda-n për rrëmbim të fëmijëve dhe tradhti bashkëshortore gjatë martesës së tyre, duke u përpjekur ta kthejë situatën në favorin e tij.
Me akuzat e reja që tani përfshijnë edhe Maxi Lopez, duket se konflikti mes Wanda-s dhe Icardit nuk do të marrë fund shpejt.
Nëse hetimet vërtetojnë dyshimet, ish-kapiteni i Interit jo vetëm që mund të përballet me pasoja ligjore, por edhe me një dëm të madh në imazhin e tij publik.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


