Si e ndryshoi botën Chelsea Manning me WikiLeaks
Amerika dhe mbarë bota do të tronditej fort më 18 shkurt 2010. Një faqe interneti relativisht e obskure e quajtur WikiLeaks publikoi një kabllogram diplomatik që zbulonte me detaje diskutimet midis diplomatëve amerikanë dhe zyrtarëve të qeverisë islandeze. Rrjedhja e “Reikjavik13” mezi u regjistrua në publik, por ishte e para nga ato që rezultuan të ishin rreth 750,000 dokumente të ndjeshme të dërguara në WikiLeaks nga Chelsea Manning. Manning tani konsiderohet si një nga sinjalizuesit më pjellorë dhe më domethënës në historinë amerikane, pasi rrjedhjet e saj hedhin dritë mbi mizoritë e kryera nga forcat e armatosura amerikane në luftërat në Irak dhe Afganistsn si dhe i vunë në një pozitë shumë turpshme strukturat diplomatike të Shteteve të Bashkuara.
Manning, një analiste e inteligjencës në ushtrinë amerikane, u vendos në Irak në tetor të vitit 2009. Puna e saj i dha asaj akses në të gjitha llojet e informacioneve të klasifikuara dhe të ndjeshme nga organe të ndryshme shtetërore. Më 5 janar 2010, ajo filloi të shkarkojë sasi masive materialesh, duke filluar me 400,000 dokumente që kishin të bënin me luftën e Irakut. Manning e vendosi informacionin në një CD të shënuar “Lady Gaga” në mënyrë që ta kontrabandonte në shtëpi dhe ta ngarkonte në kompjuterin e saj personal. Gjatë qënrimit me leje në Shtetet e Bashkuara, ajo e tregtoi informacionin si për New York Times dhe Washington Post, por asnjëra nuk u interesua. Ajo filloi të dërgonte materiale në WikiLeaks në fillim të shkurtit, por përsëri nuk mori asnjë përgjigje.
Manning riprovoi të dërgonte materiale për WikiLeaks themeluar nga Julian Assange më 18 shkurt, kabllon e njohur si “Reykjavik13”. Faqja e publikoi brenda disa orësh. Manning më vonë tha se ajo ndjeu se kabllogrami përshkruante qeverinë e SHBA-së duke bullizuar qeverinë e Islandës dhe shpresonte se rrjedhja e informacionit do të ushtronte presion mbi SHBA-në për të dhënë ndihmë ekonomike. Incidenti do të kishte qenë një shënim i vogël historik nëse jo për rrjedhjet që pasuan. Gjatë gjithë pranverës së vitit 2010, WikiLeaks publikoi qindra mijëra dokumente të zbuluara nga Manning, shpesh përmes The New York Times, Der Spiegel dhe The Guardian.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
