Kthesa e papritur e motit/ Paralajmërimi i meteorologëve...

23 Janar 2023, 11:42 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Kthesa e papritur e motit/ Paralajmërimi i meteorologëve...

Sot pritet të jetë dita e fundit që ka reshje shiu intensive. Sipas meteorologes Lajda Porja nga nesër do të ketë përmirësim. Porja sqaron se si do të jenë ditët e fundit të janarit duke shtuar se ky muaj ka pasur dyfish reshje duke tejkaluar normat.

Fjala e meteorologes:

Zonat malore. Dëborë me intensitet mesatar. Nga nesër, ngrica në akse rrugore. Orët më diell do t’i shijojmë që nga dita e nesërme.

Veriu dhe Veriperëndimi ka pasur dyfishin e reshjeve që do të bien këto ditë. Janari ishte parashikuar i ngrohtë.

Sa normale është një janar i tillë?

Janari futet në muajt i lagësht. Muaji dhjetor është ai që ka numrin me të lartë të reshjeve. Ky  janar ka qenë me temperatura shumë më të larta se vitet më parë. Kemi pasur një janar shumë më të ftohtë,  që sillte dëborë dhe jo reshje shiu.

Këtë herë kemi pasur reshje shiu dhe temperatura të larta duke sjellë edhe probleme.

Theksoj se kemi kaluar normat mujore, shumë zona i kanë dyfish reshjet e shiut, pa mbledhur edhe reshjet e sotme.

Këto reshje në kohë kaq të shkurtës është normale që do shkaktojë përmbytje.

Kush do të jenë zonat më të ftohta?

Shtrirja lindore, e gjithë do të jetë nga -5, deri në -3. Dardha e Voskopoja do të jenë edhe -6, -7 gradë celcius.

Dukeqenësë do ketë edhe lagështira, ngricat do të jenë më problem,” përfundoi Porja.

 

Po ndodh...

ide