Luiza Gega, mesazh ndërgjegjësues për kancerin e gjirit: Bëj mamografinë, vrapo për jetën!

Kampionja e atletikës, Luiza Gega me rastin e tetorit rozë, ka përciellë një mesazh ndërgjegjësues për gratë dhe vajzat duke bërë thirrje për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit. Sëbashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kanë apeluar për të mos humbur kohë por të nxitojnë të bëjnë mamografinë.
Kampionia e Europës në atletikë, Luiza Gega:
“Jemi bashkë për të çuar zërin tonë te çdo grua! Mos e lini për nesër kujdesin për veten. Bëje mamografinë sot! Kontrolli i hershëm shpëton jetën!”- u shpreh Gega.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nis sot dhe do të vijojë përgjatë gjithë muajit një fushatë ndërgjegjësimi për tetorin rozë me moton “Vrapo për jetën”.
Fjala e Ministres Manastirliu:
“Jemi bashkë me kampionen tonë Luizën, për t’i bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, që në këtë Tetor Rozë, të marrin pak kohë për t’u kujdesur për veten; për të kryer kontrollin periodik dhe mamografinë. Në Tiranë por edhe në spitalet rajonale dhe përmes mamografisë së lëvizshme, kemi garantuar shërbimin e mamografisë, një ekzaminim që ofrohet falas për çdo grua, në çdo ditë të vitit. Tumori i gjirit është plotësisht i trajtueshëm nëse disgnostikohet në kohë dhe ne kemi garantuar terapitë falas për çdo grua. Nxito të bësh mamografinë! Bëhu dhe ti kampione e shëndetit“ – tha Manastirliu.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
