Rrezikohet viti i ri akademik/ Pedagogët paralajmërojnë bojkot nëse si plotësohen kërkesat

5 Tetor 2022, 11:08 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Rrezikohet viti i ri akademik/ Pedagogët paralajmërojnë bojkot

Pedagogët kanë paralajmëruar p të bojkotuar plotësisht mësimin më 17 tetor, kur pritet të nisë viti i ri akademik nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, ata po zhvillojnë sot protestën para Universitetit Politeknik. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i bën thirrje të gjithë pedagogëve që të mbështesin protestën, ndërsa rithekson edhe njëherë kërkesat kryesore të pedagogëve. 

Kërkesat e pedagogëve:

1.Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës-akademik e administrativ

2.Rritjen e financimit për kërkimin shkencor

3.Rivendosjen e shtesave mbi pagë për “Dëmshmëri shëndeti në punë”

4.Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

5.Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

6.Rivlerësimin e orës mësimore

7.Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

8.Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”

9.Për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike, si dhe përdorimin e tyre.

 

Po ndodh...

ide