Shkodër, aktivitet në ndihmë të fëmijëve në nevojë

5 Shtator 2022, 15:37 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Shkodër, aktivitet në ndihmë të fëmijëve në

“Dasma shkodrane”, është aktiviteti i organizuar së fundmi nga disa të rinj në Shkodër, kauza ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët në nëvojë si edhe ata që janë në spektrin e autizmit. Koncerti, i cili u organizua në ambjentet e shtëpisë muze të OSO Kukës, ofroi muzikën më të bukur Shkodrane.

Ky aktivitet e riktheu Shkodrën pas, në vitet më të bukura të artit kur bashkimi mes djalit dhe vajzës, kalonte ceremonialin e martesës dhe ishte një shpalosje e vlerave artistike dhe kulturore qindravjecare e qytetit.


 “Sivjet kauza është për të ndihmuar familjet dhe fëmijët në nevojë që kanë fëmijë që janë në spektrin e autizmit. Ne mundohemi të punojmë vetëm me segmente të shoqërisë që kanë nevoja më shumë se njerëzit në përditshmërinë e tyre ndaj është arsyeja pse kemi pasur prezencë të madhe”, u shpreh Gjaneto Harusha, organizator.

Organizimi i sivjetshëm i “Dasmës Shkodrane” me këtë kauzë, ishte një ide e disa të rinjve shkodranë për të ndihmuar fëmijët me çrregullime te spektrit autik dhe të gjitha të ardhurat nga biletat shkuan për seancat e terapive falas.