3 gola për 26 minuta, spektakël në sfidën Juventus-Manchester City
26 Qershor 2025, 22:02 / SPORT

Juventus dhe Manchester City po përballen në ndeshjen e fundit në grup, për Kupën e Botës për Klube. Të dyja ekipet janë të kualifikuara për raundin tjetër dhe sot do të kërkojnë fitoren për të marrë vendin e parë në grup.
Sfida e cila po luhet në Orlando në Florida, ka nisur me ritëm dhe me tre gola të shpejtë. Në minutën e 9-të, “Qytetarët” kaluan të parët në avantazh pas një aksioni të gjatë, ku Jeremy Doku shënon një gol të bukur pas asistit të Rayan Ait Nouri.
Avantazhi i anglezëve zgjati më pak se dy minuta, pasi bardhezinjtë barazuan shifrat me Koopmeiners, i cili përfitoi nga një gabim fatal i Ederson. Megjithatë anglezët do të merrnin sërish epërsinë këtë herë me një autogol të Kalulu në miuntën e 26-të.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




