Shkrimi te Fox News/ Rama kërkon ‘t’i bëjë gjëmën’, Agim Nesho: S’më kërcënon dot, më mbron shteti amerikan!

26 Qershor 2025, 21:38 / POLITIKË ALFA PRESS
Shkrimi te Fox News/ Rama kërkon ‘t’i bëjë

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ish-diplomati Agim Nesho, ka komentuar reagimet pas shkrimit të tij me titull, "Ramaduro", botuar te Fox News.

Sipas Neshos, pavarësisht xhindosjes së Ramës për artikullin e publikuar në Fox News, është e pamundur që t’i vijë ndonjë e keqe nga kryeministri, pasi ka mbrojtjen e shtetit amerikan, ashtu sikurse edhe mbështetjen e opozitës e kolegëve të tij.

Për Neshon, pavarësisht ndikimit të Ramës në administratën amerikane të Biden, me presindetin Donald Trump është e pamundur të negociaohet fjala e lirë, që për ta, thekson diplomati, është e shenjtë.

I ka siguruar të gjitha, Ramaduron, ai ka arritur njeriu-shtet. Avioni privat, është minimale për të. Tani kemi një njeri që abuzon me paratë e shtetit. E ka Shqipërinë një pronë të madhe. Shpërdoron Portin e Durrësit, e ndan me sheikët arabë.

Secili ka një detyrë qytetare. Rama mund të blejë çdo gjë, por s’mund të blejë karakterin e njerëzve dhe fjalën e lirë. Ndihem mirë dhe i pa kërcënuar. Mbrohem nga shteti amerikan dhe kam mbështetjen e kolegëve, liderin e opozitës.

Fjala e lirë s’mund të mbyllet, ka qenë një direktivë e Trump dhe Rubio. Kjo është një krizë nervore, që e ka çuar jashtë kontrollit Ramën,

Po. Është përjekur nga studio e tij kudo në botë, por dihen standardet e Fox News, që të thotë shko jep mendimet e tua. Vlerësimet janë tona, sado i fuqishëm mund të jesh si dictator, s’e realizon dot në sistemin amerikan.

Mënyra se si ka dalë ky shkrim, që ka blerë një administratë si Biden, Rama nuk kërkon ta përcaktojnë, sidomos në SHBA, se do t’i mbetet gjithmonë.

Po ndodh...