Itali/ Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën gjatë punës në portin e Triestes

17 Dhjetor 2025, 22:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Itali/ Shoferi shqiptar i kamionit humb jetën gjatë punës në

Një shofer kamioni shqiptar, rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës në Spitalin Cattinara në Trieste, Itali.

Viktima ndodhej në qytetin italian për arsye pune, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

Sipas mediave italiane, shqiptari u ndje keq gjatë kryerjes së procedurave rutinë në portin e Legnami, pasi doganierët i kishin kthyer disa dokumente. Pas kontrollit të mëvonshëm, teknikët e portit e gjetën shoferin pa ndjenja brenda automjetit të tij.

Menjëherë nisën përpjekjet për ta nxjerrë nga kabina e kamionit, një proces i vështirë për shkak të trupit të tij. Pasi u nxor, shërbimet e urgjencës ndërhynë duke arritur ta rikthenin përkohësisht në jetë me ndërhyrje të specializuara, por gjendja e tij ishte kritike që në vendngjarje.

Shoferi u intubua dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Triestes, ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet dhe priten rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor.

Po ndodh...