PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon

17 Dhjetor 2025, 21:51 / SPORT ALFA PRESS

PSG fiton Kupën Interkontinentale, mund mes drithërimash Flamengon

PSG është fituese e FIFA Intercontinental Cup, teksa mundi në finale skuadrën e Flamengos. Koha e rregullt përfundoi 1-1, në shtesë nuk pati gol, ndërsa për përcaktuesin e fituesit, u nevojit goditja e penalltive.

Në Ahmad bin Ali Stadium (Al Rayyan), kampionët e Europës shënuan të parët me Kvaran. Brazilianët nuk u dorëzuan dhe barazuan me Jorginhon.

Te 11-metërshat më të saktë u treguan të besuarit e Luis Enriques, që gabuan dy herë, ndërsa shënuan me Vitinha e Mendes. Te Flamengo vetëm De La Cruz realizoi, ndërsa të tjerët dështuan.

Po ndodh...