Protesta e 22 Dhjetorit, Adriana Kalaja: Paradë e radhës e Partisë Demokratike

Avokatja Adriana Kalaja, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, e cilësoi protestën e 22 dhjetorit si “paradën e radhës së Partisë Demokratike”.
“Nuk ka nevojë për foltore të dytë, as të tretë e as të pestë. Ne si opozitarë duhet të mendojmë për strategjinë për të rrëzuar Edi Ramën. U bë një mbledhje ku temë diskutimi ishte vetëm protesta dhe në protestë do të vazhdojë parada e përhershme, do dalin 5-6 veta aty dhe do thonë gjërat e përhershme”, tha Kalaja.
“A do mbajnë përgjegjësi njerëzit që kanë ndjekur këtë strategji të gabuar? Unë nuk kam pse rikthehem në detyrë kur nuk ka një qasje tjetër Partia Demokratike. Sot duhej diskutuar se çfarë ndodhi me Avokatin e Popullit, jo sepse unë isha kandidate, por sepse njerëzit kanë nevojë për një reagim korrekt. Duhet të ngremë të gjitha problemet dhe të vëmë pikat mbi i. Ne po përsërisim gabimet”, shtoi Kalaja.
Ajo kujtoi se në foltoren e parë ishin 16 mijë vetë sepse “ishte dëshira për të ndryshuar dhe për ta ngritur demokratin në nivelin e opozitarit”.
“Kështu që, unë do të vazhdoj luftën përballë padrejtësisë, por edhe PD-ja duhet t’i thërrasë mendjes dhe të pyesë veten nëse ka nevojë për ndryshime në strukturë. Patjetër që ka nevojë”, shtoi më tej Kalaja.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

