“Viti i ri në luftë”/ Zelensky: Rusia po përgatitet të zhvillojë ofensivë të re

Presidenti unkrainas, Volodymyr Zelensky, përpara samitit vendimtar të Bashkimit Evropian të nesërm për të diskutuar asetet e ngrira ruse, u bëri thirrje sot aleatëve të vazhdojnë të mbështesin Kievin dhe t’i tregojnë Rusisë se vazhdimi i luftës është i pakuptimtë, shkruajnë mediat e huaja.
“Rezultati i këtyre takimeve rezultati për Evropën duhet të jetë i tillë që Rusia të ndiejë se dëshira e saj për të vazhduar luftën në vitin e ri do të jetë e pakuptimtë, sepse Ukraina do të ketë mbështetje”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Presidenti ukrainas, duke iu referuar deklaratave të bëra më herët sot nga Presidenti rus Vladimir Putin se qëllimet e Moskës në vend do të arrihen pa dyshim, tha se Rusia po përgatitet të zhvillojë një vit të ri lufte në Ukrainë në vitin 2026.
“Sot, dëgjuam një mesazh të ri nga Moska se ata po përgatiten vitin e ardhshëm për një vit tjetër lufte”, tha presidenti ukrainas.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
