Gazetari Poli Hoxha: Opozita duhet të protestojë për të mbrojtur drejtësinë

17 Dhjetor 2025, 22:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Gazetari Poli Hoxha: Opozita duhet të protestojë për të

Gazetari dhe analisti, Poli Hoxha i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e opozitës që pritet të mbahet më 22 dhjetor. Hoxha theksoi se opozita duhet të protestojë për të mbrojtur drejtësinë pasi pushteti po e sulmon hapur.

Sipas tij opozita duhet të veprojë siç ndodhi një muaj më parë në Ukrainë. Ai shtoi se PD duhet të ballafaqohet me të vërtetat.

“Opozita nëse do të duhet një protestë në Shqipëri siç ndodhi para një muaj në Ukrainë që ishte edhe ne luftë. Duhet të bëjë protestë për të mbrojtur ata që po sulmon të mbrojë drejtësisë.

Pushteti i është hedhur hapur drejtësisë. Nuk e thotë njeri këtë. Opozita siç ndodhi me popullin në Ukrainë që anuloi Zelensky se e shkrinë gjykatën dhe u detyruan e u tërhiqen.

Opozita e drejtuar nga Berisha, PD është në tren komplet tjetër e quan SPAK organizatë kriminale por kur i pëlqen thotë mirë. Ndonjëherë i pëlqen ndonjëherë jo.  Kjo është një hipokrizi dhe një anti sens i paparë. Kjo është një lloj partie që ka nevojë të ballafaqohet me të vërtetat. Sot ishte një shans të cilin e shtynë për një kohë të pacaktuar”, tha ai.

 

Po ndodh...