Dokumenti i miratuar në Këshillin Kombëtar, Gent Gaba: Luftë e brendshme e PD-së

17 Dhjetor 2025, 22:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Dokumenti i miratuar në Këshillin Kombëtar, Gent Gaba: Luftë

Gentian Gaba, nga Koalicioni Euroatlantik, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, komentoi dokumentin e miratuar në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku propozohet “desorosifikimi” i partisë.

 “Është lëvizje imitim i asaj që po ndodh në SHBA, ku vetë zoti Trump ka Sekretarin e Thesarit që ka qenë njeriu më besnik i Sorosit. Kjo duket një lloj lufte e brendshme në vazhdim”, tha fillimisht Gaba.

“E dyta, nëse ky dokument do të besonim se ka vlerë, do të ishim naivë. Sepse ka një statut që nis nga primaret, të cilat nuk u respektuan. Të parët u vunë të fundit dhe të fundit u vendosën të parët. Ishte dhe neni “Basha”… Është një zbor që i bëjnë njëri-tjetrit për disa pozicione. Por, thelbi është që duke mos u respektuar këto zotime, janë shkaktuar pakënaqësi”, shtoi Gaba.

Sipas tij, “në PD po pengohen njerëzit që duan meritokraci”.

“Është një luftë e brendshme për pushtet”, theksoi Gentian Gaba

Po ndodh...