4 gola në 21 minuta, Barcelona-Atletico Madrid dhurojnë spektakël në Kupë
25 Shkurt 2025, 22:06 / SPORT

Barcelona dhe Atletico Madrid po përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit në Spanjë.
Skuadra e Diego Simeones e nisi në mënyrë perfekte takimin teksa në 6 minutat e para gjeti rrugën e rrjetës dy herë.
Julian Alvarez zhbllokoi takimin që në minutën e parë. Clement Lenglet kroson drejt zonës ndërsa sulmuesi argjentinas godet saktë duke shënuar.
Griezmann i dha goditjen e dyfishtë skuadrës së Flick 5 minuta më vonë duke i çuar shifrat në 0-2.
Më pas skenën e spektaklit e mori Barcelona, e cila me dy gola të Pedrit dhe Cubarsit në minutat 19′ dhe 21′ barazoi rezultatin.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Peshorja amerikane!
Nga Arian Galdini
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

