Atletico Madrid gjen suksesin, fiton 2-1 kundër Valencias
13 Dhjetor 2025, 18:59 / SPORT

Këtë të shtunë Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Valencias, duke marrë suksesin e plotë pas dy humbjeve radhazi.
Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët gjetën golin e avantazhit pas 17 minutave lojë me Koke. Më pas ekipi mik u përgjigj, por VAR anuloi golin e Pepelu për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 63-të ishte Beltran që barazoi ndeshjen duke ngjallur shpresën te vendasit, shpresë kjo që u shua vetëm 11 minuta më vonë pasi Griezmann realizoi golin e fitores për madrilenët. Në të 78′ VAR i anuloi një gol Sorloth te Atl. Madrid.
Me këtë sukes ekipi i Simeones ngjitet në kuotën e 34 pikëve për vendin e katërt, gjashtë pikë pas kryesuesve të Barcelonës. Valencia me 15 pikë mbetet në pozitën e 16-të, vetëm një pikë nga zona e ftohtë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

