Barcelona shpallet superkampione e Spanjës, mundin Realin në El Clasico

Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi mposhti Real Madridin me rezultatin 3-2 në finalen spektakolare të El Clásicos, duke siguruar trofeun e parë të sezonit.
Pjesa e parë ishte e zjarrtë dhe plot emocione. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me Raphinhën, por Reali reagoi menjëherë, duke barazuar me Vinícius Jr në minutën e 45+2’. Vetëm një minutë më pas, Robert Lewandowski riktheu epërsinë për Barcelonën (45+3’), ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë Gonzalo García shënoi për 2-2, pas një topi të kthyer nga traversa.
Në fraksionin e dytë, ishte sërish Raphinha ai që bëri diferencën. Sulmuesi brazilian shënoi golin vendimtar në minutën e 73-të, pas një goditjeje brenda zonës që u devijua nga mbrojtja madrilene dhe përfundoi në rrjetë.
Minutat e fundit ishin të tensionuara për Barcelonën, e cila mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Frenkie de Jong në minutën e 90-të, por skuadra e Hansi Flick arriti të ruajë avantazhin deri në fund.
Me këtë sukses, Barcelona ngre Superkupën e 16-të në histori, duke konfirmuar dominimin në këtë kompeticion dhe duke u fokusuar tashmë në objektivat e radhës në La Liga dhe Champions League.
Shënuesit:
Raphinha 36’, 73’, Lewandowski 45+3’ / Vinícius 45+2’, Gonzalo García 45+6’
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

