
Boniek: Interi i ka kartat në rregull për të fituar Championsin këtë sezon

Ish-sulmuesi i Romës dhe Juventusit, Zbigniew Boniek, foli në “Radio anch’io sport”, duke komentuar gjasat e Interit në Ligën e Kampionëve. Pyetjes: “A mund ta fitojë Inzaghi një kompeticion si Champions-i?”, ai i përgjigjet në këtë mënyrë.
“Interi i ka të gjitha kartat në rregull, sidomos nëse janë të gjithë lojtarët në formë. Interi ka 11 titullarë dhe 11 zëvendësues, që janë thuajse në të njëjtin nivel. Me lojtarë si Lautaro, Barella dhe Calhanoglu, zikaltrit mund të përballen si të barabartë me çdo kundërshtarë.
Nuk është se nisen të pafavorizuar kundër dikujt, por për të shkuar deri në fund duhet edhe pak fat. Disa gjëra duhet të shkojnë mirë dhe të gjithë lojtarët të jenë në formën e duhur. Ndonjëherë, mes kalimit të turit dhe eliminimit është vetëm një vijë e hollë”, tha Boniek.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128