Bremer dhe Juve drejt “divorcit”, Milik dëmtohet sërish

Alarm në shtëpinë e Juventus për situatën e Gleison Bremer. Mbrojtësi brazilian vijon të ketë të ardhme të paqartë, teksa klubi bardhezi nuk ka bërë ende asnjë lëvizje konkrete për rinovimin e kontratës apo heqjen e klauzolës së lirimit.
Një situatë që mban të hapur skenarë të ndryshëm në prag të merkatos së verës, duke rritur interesin e klubeve të tjera për një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes juventine.
Ndërkohë, probleme edhe në repartin ofensiv. Arkadiusz Milik ndalet sërish për shkak dëmtimi, menjëherë pas rikthimit në fushë nga një mungesë e gjatë.
Në një njoftim zyrtar, Juventusi konfirmon:
“Analizat treguan një dëmtim të shkallës mesatare në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Pas 10 ditësh do të kryhen kontrolle të reja për të përcaktuar kohën e rikuperimit.”
Me kalendarin drejt fundit, rikthimi i sulmuesit polak brenda këtij sezoni duket shumë i vështirë, ndërsa ndeshja e fundit e kampionatit për bardhezinjtë është programuar më 24 maj ndaj Torino.
Milik, i lidhur me Juventusin deri në vitin 2027, nuk shënon prej majit të vitit 2024, në sfidën ndaj Bologna vs Juventus 3-3.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
