“Buffon është idhulli im”, Sommer: Ja cili është sekreti i formës time

Nëse Interi e fitoi këtë kampionat të Serie A me shumë diferencë, meritë të padiskutueshme ka edhe portieri Yann Sommer.
Zvicerani është një nga ata që ka ndihmuar jashtë mase prapavijën duke përçua siguri me pritjet e tij, madje deri në fund të kampionatit synon edhe një rekord që mbahet nga idhulli i tij Gianlugi Buffon.
Ish-portieri i Juventusit e ka mbyllur një sezon me 21 ndeshje pa pësuar gol.
Aktualisht, Sommer është në kuotën e 18 ndeshjeve dhe kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i Serie A, thekson se kërkon ndihmën e shokëve të paktën për të barazuar rekordin e Buffon.
“Gigi ka qenë gjithmonë idhulli im qëkur isha i ri. Ai është një legjendë dhe për mua do të ishte mjaftueshëm edhe nëse vetëm do ta barazoja rekordin e tij. Do të provojmë të gjithë si skuadër pasi nuk është një arritje që mund ta realizoj i vetëm.
Sekretet e formës në moshën 35-vjeçare? Meditimi ka një rol shumë të rëndësishëm. Roli i portierit ka shumë presion dhe meditimi më liron krejtësisht. Aty jam vetëm unë dhe mendimet e mia, është diçka shumë thelbësore për mua”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

