Bylis në prag, trajneri i Egnatias: Jemi gati, synojmë fitoren

25 Shkurt 2025, 13:36 / SPORT ALFA PRESS

Bylis në prag, trajneri i Egnatias: Jemi gati, synojmë fitoren

Edlir Tetova, tekniku i Egnatias, dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Bylisit në Kupë.

“Kemi analizuar ndeshjen e Korçës, por fokusimi është te ndeshja e nesërme dhe do të bëjmë më të mirën. Mini krizë jo, ishte një ndeshje e dobët e jona, por janë gjëra që ndodhin. Mendoj që duhet të jemi të përqëndruar te ajo që shfaq skuadra jonë, çdo ekip ka objektivin e vet, mendoj të kalojmë shpejt nga kjo dhe ti rikthehemi ndeshjes së nesërme me shumë përqëndrim.

Përderisa ndeshja është e hapur, me dy takime, gjithçka mund të ndodh, nesër është Egnatia më e mirë në fushë dhe ne jemi të përqëndruar te ajo ndeshje. Asgjë ska mbaruar, kemi marrë një rezultat të mirë në Ballsh, por vështirësia do të jetë nesër.

Mendoj nuk ka shpërqëndrim, ka fokus më shumë se sa duhet, kemi ndeshje të rëndësishme nesër, se duhet të kalojmë në fazën tjetër dhe rotacion do të ketë shumë pak.

Nuk do ta theksoj që Guindo nuk është përshtatur, por ka pasur gjendje gripale dhe ka mbetur pak mbrapa, por të gjithë presim nga ai”,- tha ai.

Po ndodh...

ide