Conference League/ Ajax-Aston Villa mbyllet pa fitues, Jorgji “skuq” të dyja ekipet

7 Mars 2024, 21:48 / SPORT ALFA PRESS

Conference League/ Ajax-Aston Villa mbyllet pa fitues, Jorgji “skuq”
Pasditen e kësaj të enjteje nisën takimet e para të raundit të 1/8-ave të Conference League.

Ajax-Aston Villa e mbyllën në paqe ndeshjen e parë mes tyre për këtë raund. Takimi i luajtur në “Johan Cruijff Arena” rezultoi shumë i luftuar, raste të shumta patën të dyja skuadrat, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-0.

Ndërsa golat munguan e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kartonët, me Aston Villa-n që mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Konsa mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 83’.

Vetëm tre minuta më pas ishte Gooijer ai që mori kartonin e dytë verdhë duke bërë që edhe vendasit të mbeteshin me dhjetë lojtarë.

Ndeshja e gjykuar nga Enea Jorgji dhe grupi i arbitrave shqiptarë të përbërë nga Denis Rexha, Ridiger  Çokaj dhe Eldorjan Hamiti u mbyll me barazim pa gola.

Po ndodh...