Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë që arrin 500 milion ndjekës në Instagram

21 Nëntor 2022, 16:58 / SPORT ALFA PRESS

 Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë që arrin 500 milion

Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord, pasi është bërë personi i parë që ka arritur 500 milionë ndjekës në Instagram.

Ylli i portugez bëri bujë javën e kaluar me intervistën e tij dypjesëshe me Piers Morgan  në TalkTV. 

Ai nuk u përmbajt ndërsa sulmoi pronarët e klubit, menaxherin Erik ten Hag dhe legjendat e klubit Wayne Rooney dhe Gary Neville.

Pavarësisht kritikave të rënda për shkak të intervistës së tij, ai ka arritur të fitojë më shumë ndjekës, duke arritur në 500 milion.

Rivali i tij prej kohësh, Messi, mbetet personi i dytë më i ndjekur në botë me 376 milion. 

Dy futbollistët ikonë janë sportistët e vetëm në top 10-shen e njerëzve më të ndjekur në Instagram.

Piers Morgan e uroi menjëherë Cristianon duke postuar në Twitter:

'Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë që arrin 500 milion ndjekës në Instagram, 124 milion më shumë se rivali i tij më i afërt në vendin e dytë… Lionel Messi. Urime.'

Kylie Jenner është në vendin e tretë e ndjekur nga Selena Gomez dhe Dwayne 'The Rock' Johnson.

 

 Cristiano Ronaldo bëhet personi i parë që arrin 500 milion

 

Po ndodh...

ide