Derbi i veçantë këtë të dielë, supersfida Inter-Milan mund të “pushtohet” nga dëbora

20 Nëntor 2025, 19:07 / SPORT ALFA PRESS

Derbi i veçantë këtë të dielë, supersfida

Tifozët e futbollit në Milano mund të përgatiten për një derbi të veçantë këtë të dielë. Parashikimet e motit paralajmërojnë mundësinë e një dëbore të lehtë gjatë ndeshjes mes Interit dhe Milanit në stadiumin “San Siro”.

Temperaturat kanë rënë ndjeshëm në qytet dhe rrethinë, dhe meteorologët nuk përjashtojnë rënien e fiollave të borës pas orës 19:00, pak para fillimit të sfidës. Një skenar i ngjashëm ka ndodhur më 24 shkurt 2013, kur derbi i fundit i bardhë përfundoi 1?1, me gola nga Stefan El Sharaui për Milanin dhe Ezekiel Skeloto për Interin.

Borë e mundshme mund të sjellë vështirësi për tifozët në tribunë dhe për organizimin e ndeshjes, por autoritetet dhe stafi i stadiumit janë në gatishmëri për të siguruar zhvillimin normal të sfidës. Pavarësisht kushteve të motit, pritet një ndeshje emocionuese, ku çdo detaj mund të vendosë fatin e derbit.

Po ndodh...

ide