Dështoi në “FINAL4”, por Vllaznia i beson Edi Martinit, bën zyrtare rinovimin e kontratës
1 Qershor 2026, 12:55 / SPORT

Nuk arriti t’i dhuronte Vllazninë titullin e shumë pritur, por ky detaj nuk ndikon aspak në të ardhmen e Edi Martinit. Ndryshe nga se pritej, Vllaznia doli me një njoftim zyrtar duke konfirmuar rinovimin e kontratës me Edi Martinin, madje një kontratë afatgjatë, e vlefshme edhe për dy sezone të tjera:
“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme”, lexohet në reagimin e klubit shkodran.
Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, por zhgënjeu në FINAL 4 duke pësuar 3 humbje në 3 ndeshje në këtë fazë.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128