Vjen lajmi i trishtë, ish-futbollisti i Serisë A nuk ia doli pas aksidentit. Ndërron jetë në moshën 33-vjeçare

Bota e futbollit ka marrë sot lajmin e trishtë se Marios Oikonomu është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare. Ish-mbrojtësi grek ishte në gjendje të rëndë që prej javës së kaluar, kur një makinë e kishte aksidentuar teksa udhëtonte me motor.
Ish-futbollisti ishte i shtruar në spitalin e Janinës që më 23 maj, në gjendje të rënduar pas atij aksidenti që tronditi Greqinë e jo vetëm. Ai ishte një emër i njohur sidomos në futbollin italian ku kishte luajtur me shumë ekipe, mes të cilave Kaljari, Bari, Spal e Bolonja, teksa me këtë të fundit ia kishte dalë të kthente ekipin në elitën e futbollit italian.
Oikonomu e kishte mbyllur me futbollin e luajtur në vitin 2024, pas një eksperience të fundit te Panetolikos. Më përpara kishte qenë pjesë edhe e AEK të Athinës dhe të Kopenhagës, teksa me këtë të fundit ishte shpallur kampion në Danimarkë në vitin 2022. Pasi kishte mbyllur karrierën, ai ishte kthyer në Janinë, në qytetin e lindjes, ku për fat të keq, ndërroi jetë pas aksidentit tragjik.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128